Lajme
Ministrja e Gjermanisë paralajmëron dëbime me qëllim uljen e kriminalitetit
Qeveria e Gjermanisë është zotuar të martën për të luftuar krimin në rritje, sidomos pas rritjes së numrit të të dyshuarve me prejardhje jogjermane, teksa tenton edhe të shmangë rritjen e konsiderueshme të partisë së të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet shtetërore të këtij viti.
Të dhënat aktuale tregojnë 5.5 për qind rritje të krimit vitin e kaluar dhe 13.5 për qind rritje të numrit të të dyshuarve me prejardhje të huaj, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
Sipas saj, Gjermania duhet ta përmirësojë integrimin dhe të rrisë numrin e dëbimeve.
“Shkelësit e huaj duhet të largohen nga Gjermania shumë më shpejt. Rregullat e ashpra që i kemi krijuar për dëbim duhet të zbatohen”, ka thënë Faeser, social-demokrate në koalicionin qeveritar të kancelarit, Olaf Scholz.
“Secili që nuk i zbaton rregullat, duhet të largohet”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka zero tolerancë për krimet e dhunshme, të cilat janë rritur për 8.6 për qind në vitin e kaluar.
Partitë opozitare, si konservatorët, ashtu edhe Alternativa për Gjermaninë, sa shkojnë e fitojnë më shumë mbështetje përmes premtimeve për politika më të ashpra për migrantët, përfshirë kontrollet më të ashpra kufitare dhe më shumë dëbime.
“Ajo për të cilën AfD-ja ka paralajmëruar për vite, tani nuk mund të fshihet… statistikat e reja për krime kanë nxitur debatin e ‘krimit nga të huajt’”, ka thënë Richard Graupner prej AfD-së në Bavari.
Një pankartë me portretin e ish-ministrit të propagandës naziste, Joseph Goebbels, dhe Bjoern Hoecke (djathtas), kandidat i AfD-së në zgjedhjet në Thuringia, gjatë një proteste kundër racizmit dhe planeve për dëbimin e migrantëve, në Bon, Gjermani, më 21 janar 2024.
Disa sondazhe e renditin AfD-në të dytën në nivel kombëtar dhe të parën në tri lande lindore, para zgjedhjeve të shtatorit./REL
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











