Kosova
Ministrja e Integrimeve kërkon nga Austria ‘ndihmë’ për liberalizim të vizave
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Austri ka takuar ministren e Punëve të Jashtme austriake, Karin Kneissl, me të cilën ka diskutuar për procesin integrues të Kosovës dhe në veçanti liberalizimin e vizave.
“E njoha nga afër me procesin integrues, të arriturat dhe sfidat, reformat e ndërmarra dhe zbatimin e MSA-së. Të arriturat tona nuk do të ishin në këtë nivel pa përkrahjen e shteteve mike, edhe Austrisë, e cila në çdo etapë të zhvillimit të shtetit tonë ishte krah nesh, ashtu do të ndodhë edhe në të ardhmen“, ka thënë Hoxha.
Hoxha shtoi se integrimi i vendit tonë në organizatat ndërkombëtare është me prioritet si dhe heqja e barrierave që bien në kundërshtim me vlerat e BE-së, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Ministrja Hoxha kërkoi nga ministrja e Jashtme e Austrisë të ndihmojë në përshpejtimin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave, duke pasur parasysh rëndësinë e qëndrimit të shteteve anëtare për këtë proces.
Kneissl potencoi rëndësinë e reformave dhe zbatimi i MSA-së. Ajo po ashtu tregoi se Austria përkrah fuqishëm Kosovën në të gjitha angazhimet e saj, në veçanti procesin integrues dhe liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Me 11.9%, Zugu ka më së shumti makina elektrike në Zvicër Kantoni i Cyrihut me 7.0 për qind dhe ai i Lucernë , me 5.8 për qind,... -
Valis: Thyhet rekordi botëror për raclette-n më të madhe -
Rektori i Universitetit të Cyrihut kërkon tarifa më të ulëta për studentët -
GLP refuzon iniciativën “Jo Zvicrës me10 milionë banorë” -
Mbetjet në mirëmbajtjen e hekurudhave zvicerane arrijnë në 9.5 miliardë CHF














