Futboll

Minuta e 23-të, të gjithë tifozët e Malmos nderojnë Labinot Harbuzin

I gjithë stadiumi është ngritur në këmbë për ta nderuar ish-futbollistin shqiptar

Labinot Harbuzi ishte një nga futbollistët më të talentuar shqiptarë në Suedi. Ai ndërroi jetë para 10 dite pas një sulmi në zemër, derisa ditë më parë është varrosur në Suedi, ku ka jetuar së bashku me prindërit, shkruan albinfo.ch.

Ai ka luajtur në Malmo, Gencerbirligi dhe shumë skuadra tjera, duke u konsideruar si një futbollist me të ardhme të ndritur. Gjithashtu ka luajtur edhe për grupmoshat e Suedisë, shkruan albinfo.ch.

Tifozët e Malmos nuk kanë harruar futbollistin shqiptar dhe në minutën e 23-të në ndeshjen ndaj Hammarbyt, të gjithë janë ngritur në këmbë për ta nderuar.

I gjithë stadiumi është ngritur në këmbë për ta nderuar ish-futbollistin shqiptar.

Tifozët dhe lojtarët me lot në sy duartrokitën gjatë për Labinotin dhe karrierën e tij duke e nderuar atë.

Ishte rezervuar një vend i veçantë në stadium ku fillimisht lojtarët para fillimit të ndeshjes, por edhe tifozët vendosnin lule për të, ku ishte edhe një shall i Shqipërisë.