Futboll
Miqësorja tjetër e Kombëtares shqiptare
Shqipëria më 10 tetor do të luajë ndaj Jordanisë në Elbasan
Shqipëria tashmë ka caktuar të gjitha ndeshjet miqësore. Fillimisht është planifikuar miqësorja me Kosovën më 29 maj në Zvicër, dhe më 2 qershor ndaj Ukrainës, po ashtu në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Më pas më 20 nëntor do të ndeshet me Uellsin, kurse për datën 10 tetor është caktuar miqësorja ndaj Jordanisë, shkruajnë mediat shqiptare.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
“Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, që do zhvillohet më 20 nëntor, do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve. Duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të Ligës së Kombeve, si dhe dy ballafaqimet miqësore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF.
Këto miqësore pritet t’i ndihmojnë përzgjedhësit të Shqipërisë, Christian Panucci, për të testuar lojtarë të rinj dhe për të përgatitur ekipin për Ligën e Kombeve që zhvillohet në periudhën shtator-nëntor të këtij viti.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit