Lajme
Mira Murati mes 25 grave më me ndikim në botë, sipas Financial Times
Aktorja Margot Robbie, këngëtarja Beyoncé, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shqiptarja Mira Murati, futbollistja spanjolle Jenni Hermoso, aktivistja iraniane dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi dhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, janë disa nga 25 femrat më me ndikim në botë për vitin 2023 sipas Financial Times.
Gazeta britanike nuk ka bërë një renditje të tyre por i ka ndarë ato në tre kategori.
E para janë ato të krijuesve, ku ndër të tjera është Margot Robbie, e cila luajti së fundmi në filmin “Barbie” dhe Beyoncé që magjepsi botën me turneun e saj.
Në kategorinë e liderit është von der Leyen: “Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe bota janë me fat që kanë presidenten Von der Leyen si udhëheqëse”, shkruan Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen duke e përshkruar atë si presidenten që ka thyer barrierat në një kohë sfidash globale.
Ndër liderët është edhe numri një i General Motors, Mary Barra, dhe shefja e teknologjisë e OpenAI, Mira Murati.
“Mira Murati, shefja e teknologjisë e OpenAI, është në krye të transformimit të thellë digjital të këtij momenti. E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer imagjinatën e botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese”, shkruan Marissa Mayer për Mira Muratin.
Sipas saj udhëheqja vizionare e Mira-s shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë IInteligjencën Artificiale në jetën tonë të përditshme, si dhe si të zhvillojmë IA me përgjegjësi në lidhje me sigurinë dhe rregulloren.
Në kategorinë e heroinave është Narges Mohammadi “personifikimi i guximit”, shkruan autorja Marjane Satrapi; Zonja e Parë e Ukrainës Zelenska; ylli i tenisit Coco Gauff; dhe fituesja e çmimit Nobel Katalin Kariko’.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














