Lajme
Mira Murati njofton për masat që do të marrë OpenAI
Raportohet se OpenAI nga tani ka filluar të marrë masa për luftimin e dezinformatave përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA që mbahen në nëntor të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se startupi i Inteligjencës Artificiale njoftoi mjete të reja për t’i ndihmuar përdoruesit të përcaktojnë nëse një imazh është krijuar nga softueri i tij me AI. Mjeti i OpenAI, DALL-E, është një mjet mjaft i njohur për gjenerimin e imazheve nga teksti.
We’re preparing for the 2024 elections by working to prevent AI abuse, increasing transparency about AI-generated content, and improving access to trustworthy voting information. https://t.co/l6pEp4zuh3
— Mira Murati (@miramurati) January 15, 2024
Sipas kompanisë, rreziqet në prag të zgjedhjeve vijnë për sa i përket krijimit të videove të manipuluara të ashtuquajturat “deepfakes” që mund të përdoren për qëllime dashakeqëse dhe përmbajtje të tjera të prodhuara nga AI që mund të çorientojnë votuesit gjatë fushatave.
“Mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve kërkon bashkëpunim nga çdo cep i procesit demokratik dhe ne duam të sigurohemi që teknologjia jonë të mos përdoret në një mënyrë që mund të minojë këtë proces”, shkroi kompania në një postim në blog të hënën.
Ajo se çfarë do të bëjë OpenAI është të ndihmojë përdoruesit të identifikojnë nëse ndonjë imazh është gjeneruar me mjetin e saj DALL-E 3 dhe do të tregojë rreth origjinës së asaj përmbajtjeje, si për shembull, kush e ka prodhuar imazhin dhe kur është bërë. Kjo mund t’i ndihmojë votuesit të kuptojnë më mirë nëse imazhet që shohin në ueb janë bërë me AI.
Për këto masa parandaluese të përhapjes së dezinformata ka njoftuar edhe inxhinierja shqiptare, Mira Murati, e cila njëherësh është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më













