Opinione
Mizogjinia orientale
Ngjarjet e turpshme në Köln, por edhe në Zürich, gjatë festimit të ndërrimit të viteve, ku me dhjetëra gra janë abuzuar në intimitetin e tyre dhe përdhunuar seksualisht, nga burra refugjatë , po ngjallë polemike në rritje dhe revoltë mosmirënjohje drejt Shtetit që iu ka hapur dyert një milionë refugjatësh sirianë dhe të tjerë. Këto sjellje të prapambetura dhe arkaike janë tmerrësisht të dëmshme sepse krijojnë amalgame mes familjeve refugjate të pafajshme dhe elementeve kriminogjene. Ato po ashtu ndikojnë dukshëm në dobësimin e pozicionit të forcave progresive në vendet perëndimore të hapura ndaj shumëllojshmërisë si dhe sjellin ujë në mullirin e populistëve dhe ksenofobëve, sikurse është rasti me Pegida. Kjo e fundit merr për pretekst këto incidente për të mobilizuar më tutje opinionin kundër prezencës myslimane në Gjermani dhe të vazhdojë të dobësojë partitë tradicionale si dhe vlerat e një shoqërie të hapur mbi të cilat është ndërtuar Gjermania bashkëkohore.
Pa marrë parasysh instrumentalizimin e këtyre incidenteve nga lëvizje politike të djathta ekstreme, sjelljet kolektive të këtyre hordhive në Köln, lenë një shije të hidhur për secilin dhe vënë në relief raportet problematike si dhe perceptimin e gruas. Marrë në përgjithësi, duhet të kemi kujdes nga esencializimi i manifestimeve njerëzore, sepse kjo i kategorizon njerëzit sipas vendit të prejardhjes së tyre, qoftë nga pikëpamja kulturore, apo fetare, dhe ia fshin atyre individualitetin. Mirëpo, ngjarjet e Köln-it lënë të kuptohet se me të vërtetë shtrohen konflikte vlerash mes individëve që vijnë nga vende ku raportet grua-burrë nuk kanë evoluar që me shekuj, në të kundërt janë zhgraduar, dhe një shoqërie ku shkalla e barazisë gjinore është shumë e avancuar.
Edhe pse gjërat ndryshojnë dhe kulturat nuk janë statike por evoluojnë, pra ndryshojnë sipas kontekstit, në sferën gjeografike të vendeve të Orientit, veçanërisht aty ku ndikimi tradicional fetar është i theksuar dhe ku emancipimi i përgjithshëm ka ndaluar, gruaja është e diskriminuar në mënyrë të dukshme, e varur materialisht dhe politikisht nga vullneti i burrave, dhe konsiderohet shpesh si një objekt (lexo seksual) në shërbim të burrit (lexo për të shuar epshet mashkullore) dhe të riprodhimit. Nga ana tjetër, djemtë e rinj apo burrat, janë të zhgënjyer në ekstrem nga kjo pikëpamje (sikurse besoj edhe gratë) ngaqë partneri dhe jeta e tyre seksuale diktohet nga familja, nga rrethi, nga traditat, që burojnë nga një raport burrë-grua krejtësisht asimetrik.
Të gjitha këto situata që frenojnë nevojat e natyrshme njerëzore dhe i kanalizojnë ato përmes mekanizmave tradicionale familjarë, ngjallin hipokrizi dhe një prishje ekuilibri marramendëse te të rinjtë. Në momentin kur individët në fjalë dalin nga dredhat strukturore të shoqërive të prejardhjes, ku kontrolli social është i madh, ata shfrenohen sepse kështu mendojnë se gjejnë lirinë që nuk e kanë gëzuar kurrë dhe turren ta shuajnë urinë me sjellje mizogjine.
Mjerimi më i madh është se këto lloj fenomenesh shfaqen edhe në hapësirat shqiptare, veçanërisht në Maqedoni, por edhe në disa rajone në Kosovë, të cilat janë duke u zhytur gjithnjë e më thellë nën ndikimin e një kulture mizogjine, që buron nga suazat politiko-fetare të rrepta, por edhe jashtë tyre, folk kitch bajate. Në lidhje me këtë të fundit, është goditëse mënyra se si paraqitet gruaja në mediumet shqiptare, thuaja lakuriqe, vulgare dhe me gjeste të turpshme. Pra regresi i shoqërisë sonë dhe mizogjinia buron nën dy nivele, atë në ndikimin fetar-politik konservator dhe atë jashtë tij, të dridhjes së belit oriental.
Këto vlerësime nuk i gjykojnë aspak kulturat e prejardhjes dhe nuk i shpjegojnë arsyet e konflikteve vetëm nga prizmi i dimensionin kulturor. Përkundrazi, në frymën e orientalistit të famshëm Edward Saïd, i cili ia ka kushtuar veprën e tij relativizmit kulturor, këto sjellje të prapambetura reflektojnë pikërisht kthimin mbrapa të shoqërive me ndikim oriental nga rruga e modernizimit kulturor, veçanërisht pas shkatërrimin të regjimeve gjysmë-despotike laike dhe rifutjen e një kontrolli fetar të rreptë në rregullimin e raporteve shoqërore dhe ndër individuale. Shkalla e ngecjes në fushën e arsimimit dhe përparimit të këtyre shoqërive, pra edhe pjesërisht të asaj shqiptare, vetëm e favorizojnë mizogjininë orientale.
E-Diaspora
-
Kurti pritet të takohet me mërgatën në Gjermani Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë në fundjavë qytetet e Myniht, Shtutgartit, Kolnit dhe...
-
Uta Ibrahimi, edhe me një sukses tjetër historik
-
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri
-
Rama u rikthehet takimeve me diasporën
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Taulant Xhaka: E luta Granitin të mos paraqitet në ndeshjen me Serbinë “Kam menduar se nuk mund të jetë e vërtetë”, thotë Taulant Xhaka për “Blick” për momentin...
-
Policia i gjen 1.6 kg kokainë në banesë, arrestohet kosovari 37 vjeçar
-
ETH Zurich renditet universiteti më i mirë në Evropë
-
A duhet bakshishi të jetë i tatueshëm në Zvicër?
-
Zvicra heq vizat për serbët e Kosovës që mbajnë dokumente të Serbisë