Lajme
Mjedrat e Kosovës së shpejti në Gjermani
Tani janë duke u zhvilluar takime intensive me Odën Ekonomike Gjermane në Berlin, si dhe me kompani të ndryshme për blerjen e produktit të mjedrës nga Kosova
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani është duke dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për krijimin e lidhjeve ekonomike në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.
Kryetari i kësaj organizate Mustafë Abazi bashkë me nënkryetarët Bekim Borovci dhe Fatos Xhafolli, si dhe drejtuesit e tjerë, janë duke biseduar me kompani të ndryshme gjermane për të krijuar mundësi të eksportit të drejtpërdrejt të mjedrave nga Kosova për në Gjermani, është bërë e ditur nga ‘DritarjaOnline’.
Drejtuesit e këtij rrjeti janë të kënaqur që Serbia dhe Polonia, si eksportuesit më të mëdhenj të mjedrave për në Gjermani kanë probleme me paraqitjen e sëmundjeve të këtij produkti, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka bërë që të ndalohet eksporti i tyre për në Gjermani. Situata e tillë e krijuar është një ndihmë e madhe për drejtuesit tanë afaristë që t’i bindin më lehtë kompanitë gjermane të eksportojnë drejtpërdrejt prodhimet e mjedrave të Kosovës.
Tani janë duke u zhvilluar takime intensive me Odën Ekonomike Gjermane në Berlin, si dhe me kompani të ndryshme për blerjen e produktit të mjedrës nga Kosova.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po kontribuon edhe sfera të tjera. Ata kanë krijuar mundësi për punësimin e dhjetëra shqiptarëve nga Kosova në kompanitë e tyre që veprojnë në Gjermani. Me këtë hap ata po e zbusin papunësinë në Kosovë. Një shembull që ja vlen ta përmendim është ai i kryetarit Mustafë Abazi i cili solli në kompaninë e tij mbi 30 punëtorë. Po ashtu edhe afaristët tjerë që e drejtojnë organizatën kanë sjellë me dhjetëra punëtorë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












