Maqedonia
Shkup: Mjegulla edhe sot po e vështirëson qarkullimin ajror dhe rrugor
Një pjesë e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë anuluar ose vonuar. Për shkak të mjegullës, dukshmëria është ulur edhe në disa akse rrugore në gjithë shtetin, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve në faqen e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar, janë anuluar fluturimet nga Bremeni dhe Dortmundi, ndërsa është vonuar fluturimi nga Stambolli. Vetëm në aeroportin e Shkupit është ulur aeroplani nga Vjena. Për rreth katër orë është vonuar edhe fluturimi për në Stamboll dhe për rreth 50 minuta për në Londër.
Në pjesën e aksit rrugor, Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në mëngjesin e sotëm informoi se është ulur dukshmëria në disa akse rrugore në shtet. Dukshmëri të ulët deri në 40m kanë në akset akset rrugore Tetovë-Grupçin dhe Koçan Vinicë-Makedonska Kamenicë, ndërsa dukshmëri prej 50m deri 100m në akset rrugore Manastir-Prilep, Shkup-Kumanovë, Shkup-Veles, Veles-Katllanovë dhe Koçan-Shtip.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale