Kosova
Mjekja e urgjencës në Gjermani: Bravo Kosova për menaxhimin
Këndvështrimi i mjekës së suksesshme shqiptare nga Gjermania, Dr. Aurora Meta Dollenberg: Kosova, shembull i mirë. Bravo!
Mjekja e urgjencës në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, së fundmi në një deklarim të saj ka përgëzuar punën që po bëjnë autoritetet kosovare në menaxhimin e krizës së Covid19 dhe mantelbardhëve në këto ditë pandemie, përcjell albinfo.ch.
Kosova ka pasur një ecuri shumë të mirë sa u përket shifrave aktuale të të infektuarve dhe të shkallës së vdekshmërisë, sipas saj, dhe se në aspektin profesional duke u bazuar në përvojat e saj dhe modelin gjerman në menaxhimin e krizës së COVID19, ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur për ta kaluar pandeminë pa pasoja të rënda, shkruan kosovapost.
“BRAVO Kosova”, ka thënë mjekja me origjinë shqiptare që vepron në Gjermani.
Nga këndvështrimi im profesional dhe duke e krahasuar me modelin gjerman te menaxhimit te Krizës se COVID-19 e vlerësoj shumë pozitivisht gjendjen e pandemisë në Kosovë. Deri Kosova ka pasur një ecuri shume të mirë persa i përket shifrave aktuale të të infektuarve dhe te vdekshmërisë. Vlerësoj si shumë të kënaqshme masat e rrepta të izolimit dhe Kosova është në rrugën e duhur për ta kaluar pandeminë pa pasoja të rënda”, ka thënë Aurora Metaj-Dollenberg. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














