Lajme
Mjekja shqiptare në Berlin tregon për situaten në Gjermani si model suksesi
Mjekja shqiptare, Xheni Voloti, specializante në Kardiologji në kampusin “Benjamin Franklin-Charité” në Berlin, në një intervistë për gazetën “Dielli”, tregon për situatën e Covid-19 në Gjermani dhe masat parandaluese që e bënë këtë shtet model suksesi në betejën ndaj koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Kanë kaluar tashmë rreth 5 muaj që prej vendosjes së masave të lockdown-it në Berlin. Në këto muaj mjekja shqiptare ka pasur mundësinë të jetë dëshmitare e të vëzhgoj, sesi një sistem shëndetësor me themele të forta i drejtuar nga një plan i mirëmenduar mund të riorganizohet në kohë rekord në mënyrë të efektshme në një situatë të jashtëzakonshme.
Sa i përket sistemit shëndetësor gjerman ajo është shërehur se është tejmase i mirëorganizuar jo vetëm në kuadrin e mirëfunksionimit të strukturave spitalore, por edhe në kuadrin e pasjes së një roli kyç të mjekut të familjes e të zbatimit të protokolleve të këshilluara nga shoqatat europiane të specialiteteve përkatese.
Gjithashtu, një nga faktorët thelbësor, që e bënë Gjermaninë protagoniste të skenës mjekësore botërore, është edhe fakti se Kryeministrja Merkel u këshillua me ekspertë të fushës së mjekësisë dhe ekonomisë për të krijuar një plan, dukshëm tashmë, të efektshëm për të përballuar pandeminë nga SARS-CoV-2.
Pjesa më e madhe e njerëzve punoi në homeoffice. Qendra spitalore universitare Charité krijoi që në fillim një aplikacion (CovApp) në përpjekje për të ndihmuar stratifikimin e pacienteve për të evituar dyndjen në urgjencat e spitaleve e rrjedhimisht evitimin e një saturimi inicial i panevojshëm.
Sistemi spitalor u aksesorizua me poste të shtuara intensivi e u testua masivisht popullsia në rrezik që prej fillimit. Puna e stafit mjekësor u intensifikua shumë për të përballuar situatën e pandemisë.
Sa i përket personave me kardiak janë pacientë kompleks e si i tillë per se ka një rrezikshmëri të lartë për të pasur komplikacione e vështirësi në përballimin e tyre. Zemra dhe mushkëritë ndërveprojnë ngushtë me njëra-tjetrën për të plotësuar nevojat e organizmit e janë dy prej organeve më të rëndësishme të përfshira në ruajtjen e ekulibrit të nevojitur për mirëfunksionimin e trupit. Komuniteti shkencor i kardiologjisë ka qenë shumë aktiv mbarë botërisht për të mbledhur të dhëna lidhur me përfshirjen kardiovaskulare në sëmundjen Covid-19
“Unë kam pak vite që jam në Berlin e modaliteti i qëllimit tim këtu, mes specializimit dhe kërkimit shkencor, me limiton në kohë për të krijuar kontakte ekstensive përtej qëllimit të punës. Nuk di të ketë të dhëna zyrtare përsa i përket komunitetit tonë këtu. Unë mund të them nga pervoja ime personale se Berlini, duke qenë një qytet vibrant, është shumë atraktiv për shumë studentë shqiptarë, të cilët i janë drejtuar për të ndjekur studimet universitare ose post-universitare në vitet e fundit. Unë jam pjesë e nismës vullnetare të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani për t´i ardhur në ndihmë komunitetit tonë këtu në kohëra të pandemisë. Jemi një grup mjekësh nga e gjithë Gjermania, që ushtrojmë profesionin tonë këtu e që kemi vënë në dispozicion një mjet kontakti për komunitetin shqiptar në landin përkatës. Jam kontaktuar nga individidë të ndryshëm shqiptarë që jetojnë në Berlin. Jam munduar t´u shpjegoj se paraqitja tek mjeku për një ekzaminim të saktë është gjëja më e rëndësishme. Në spitalin ku unë punoj, gjatë turneve të natës si specializantë jemi përgjegjës për pacientët e repartit të kardiologjisë e të pneumologjisë. Disa herë me ka ndodhur gjatë turnit të kem vizituar personalisht individët nga të cilët jam kontaktuar në kuadrin e kësaj nisme. Për fat të mirë, ishin raste ku nuk nevojitej një shtrim në spital” tha ajo. /Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












