Lajme

Mjeku shqiptar në Gjermani: Ngritja e temperaturave e pafavorshme për Covid-19

Kujtim Pllana, mjeku anestezist i cili punon në Gjermani, ka thënë se numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus atje ka rënë dukshëm.

Sipas tij ngritja e temperaturave atmosferike nuk është e favorshme për zhvillimin e virusit.

“Është nxehur koha, 22 gradë dhe kjo është në favorin tonë. Nuk ka ilaç që e lufton virusin. Ka barna që përdoren për uljen e efekteve anësore. Vaksina është në fazën e tretë të testimit dhe pritet nga tetori-nëntori të jetë në përdorim Nuk besoj se do të ketë valë të dytë. Gjermania pothuajse në 80 përqind është në jetë normale. Ka filluar transporti, trenat”, është shprehur ai.

Sipas Pllanës virusi jeton shumë pak në sipërfaqe të nxehta.

“Kjo nuk është fusha ime e specialitetit por me njohuritë mjekësore që kam mund të them se ngritja e temperaturave mundëson avullimin më të shpejt të spërklave në të cilat jeton virusi. Sipas studimeve të bëra në Gjermani dhe në vende të tjera virusi në ajër nuk mund të mbijetojë por mbijeton vetëm në plastikë, metale dhe në ato spërklat apo pikat e vogla të ujit siç quhen ndryshe ”, përfundon Pllana, përcjell Albinfo.ch