Lajme
Mjeku shqiptar në SHBA: Izolimi ishte gabim
Së fundmi, mjeku dhe drejtori i zhvillimit të vaksinave në “Geovax”, në SHBA, Arban Domi, në studion e “ABC News” foli për efektet e COVID-19, testet serologjike si dhe vaksinën.
Gjatë bisedës, Domi u shpreh se nuk duhet krijuar panik dhe se propaganda duhet shmangur, sepse pasojat e tanishme, sipas tij, do t’i vuajmë në të ardhmen.
Sa i përket izolimit e konsideroi vendim të gabuar dhe se për këtë arsye, sipas tij, mbyllja nuk duhet menduar si një opsion parandalues për përhapjen e koronavirusit.
“Tani njohim shumë më tepër, shkollat në Evropë janë hapur. Nuk duhet të shkaktojmë panik te popullata. Vitet e ardhshme do të shihen edhe efektet te fëmijët për shkak të këtij virusi. Qytetarët duhen ndërgjegjësuar përsa i përket maskës.
Po ashtu, duhet të dinë rëndësinë, vlerën kur duhet dhe nuk duhet ta mbajmë maskën. Unë maskën nuk e mbaj se duhet mbajtur, sepse e di që maska ka një mbrojtje, por edhe një limit në mbrojtje. Vënien e maskës nuk duhet ta imponosh, por duhet ta edukosh”, tha mjeku.
Gjithashtu mjeku shpjegoi se vaksina e gripit nuk ndihmon për COVID-19 është një vaksinë e re dhe se bëhet çdo vit.
Nuk mund të mbështetesh në të dhënat e testit serologjik. Testet serologjike mund të bëhen me dëshirë dhe sipas mundësisë financiare, por nëse dilni pozitiv, nuk jeni 100% pozitiv dhe nëse dilni negativ nuk dilni 100% negativ. Më i sigurt është tamponi PCR dhe është në periudhën që jeni të infektuar. Nëse keni udhëtuar dhe dëshironi të bëni testin e tamponit rekomandoj të bëhet pas ditësh pasi është bërë udhëtimi”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













