Shkurt.ch
Mobilizim i policisë, kërkohen grabitësit e stolive
Në shumë pika rreth qendrës së qytetit të Cyrihut mund të shihen patrulla të policëve të armatosur rëndë. Ata janë në kërkim të tre deri katër personave të cilët kanë grabitur sot një shitore stolish në lagjen Bellevue, buzë Liqenit të Cyrihut.
Të dyshuarit kanë marrë me vete stoli në vlerë prej qindra mijë frangash, ka vërtetuar për mediet e këtushme një zëdhënës policie. Sipas tij, personeli i shitores së sulmuar ishte kërcënuar me armë zjarri nga personat e përmendur. Por anjëri prej tyre nuk është lënduar
Sulmi ka ndodhur rreth orës 12.20
Ndonëse policia me mobilizim të madh është vënë në ndjekje të grabitësve të armatosur, në qendrën e qytetit nuk ka pasur pengesa në komunikacion.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg












