Portrete të firmave

Modeli i taksive ekologjikë në Cyrih ka vulën e një shqiptari

Firma e taksive Swiss Taxi 24 dhe My Taxi 24 që është në pronësi të Fadil Murina Staub, synon gjithë flotën e tij ta ketë me makina elektrike. Ai ka aktualisht 10 vetura elektrike si Tesla dhe Toyota hibride që qarkullojnë rrugëve të metropolit zviceran, Cyrih

Se si shqiptarët e Zvicrës nga punëmarrës po kthehen në punëdhënës të suksseshëm, tregon historia e Fadil Murinës. Ai kurrë nuk e kishte menduar se një ditë do të ishte njëri nga sipërmarrësit më inovativë në zhvillimin dhe ngritjen e një biznesi në një fushë ku konkurrenca nuk të falë gabimet.

Fadili tërë jetën e tij ka punuar si shofer kamioni në relacione të njëjta, duke bërë edhe pauzën e kafes në vendin e njëjtë. Nuk e kishte çuar ndonjëherë mendjen se po ajo rrugë e po ai vend do të ishte pikëkthesa e fatit të jetës së tij, kur në një pasdite të zakonshme i ofrohet një vend pune si taksist gjatë vikendeve. Duke marrë punën e re me kënaqësi, ai fillon të marrë edhe mësimet e para nga pronari që i kishte ofruar punën. Vazhdon kështu derisa një ditë lodhet nga shefat e dy vendeve të punës që mbante dhe regjistron biznesin e tij, pa pasur idenë si e çfarë do të bënte.

Foto: Armend Berisha/albinfo.ch

Hutia e ditëve të para

“Aty kam punuar deri sa u lodha me shefat. Kështu që menjëherë pas përfundimit të punës kam shkuar drejt dhe e kam regjistruar firmën time të taksisë, pa pasur asnjë plan, asnjë ide, as veturë të taksisë. Pastaj i kam shkruar dorëheqjen firmës. E kam lënë punën dhe kam filluar vetë me një Audi të punoj si taksist i pavarur dhe ta them me sinqeritet, s’dija çfarë të bëja. Thjesht, dola me Audi dhe sillesha nëpër qytet”, tregon Fadili hutinë e ditëve të para të punës si i pavarur, pa pasur idenë se si do ta zhvillonte biznesin e tij.

Megjithatë, “kjo kohë hutie” i ka shërbyer atij të konsultohet me ish-shefin e tij, duke marrë kësisoj përkrahje të fortë nga ai me ide e këshilla që do t`i hapnin rrugën e suksesit. Kështu ai fillon dhe rritë flotën e taksive duke marrë gjithnjë vetura të njëjta, i fokusuar në vetura ekologjike: Toyota hybrid dhe Tesla tërësisht elektrike.

“I kam marrë gjithnjë vetura të njëjta, një seri, një ngjyrë dhe kam kaluar në GmbH, pra kam kaluar në „Swiss Taxi 24 GmbH“. Pastaj kam marrë pika taksie të të tjerëve dhe ditë e natë vetëm punë e pa u ndalur fare. Këtë sukses që unë e kam realizuar në këto 6 vjet punë, ka firma të tjera taksie që as për 56 vjet pune nuk ia kanë dalë ta kenë. Këtë e kam arritur me angazhim e me këshilla të ish shefit tim”, tregon Fadili.

Foto: Armend Berisha/albinfo.ch

Makina të pajisura për persona me aftësi të kufizuara

 Aktualisht “Fadil Murina Staub” posedon 10 vetura, disa nga to të pajisura për persona me mundësi të kufizuara, të cilët futen në to direkt me karrocë. Aktiviteti i  taksive „SWISS Taxi 24 GmbH“ shtrihet kryesisht në “Zürich Unterland” dhe në tërë Zvicrën e jashtë saj. Një pjesë tjetër e punës së rregullt janë edhe kontratat vjetore për bartjen e nxënësve që i marrin në shtëpi dhe i çojnë në shkolla.

„Unë kam nxënësit të shkollave të ndryshme në marrëveshje me komunën, që i marr nga Bülach-u dhe rrethinë. Ata i dërgoj dhe i marr nëpër Cyrih, Winterthur e qytete të tjera. Këto janë kontrata vjetore që kam me komunën e Bülach-ut“, tregon Fadili. Ai, si 10-vjeçar iu ka bashkangjitur nga fshati Topanicë i Kamenicës të atit në Zvicër, ndërsa sot jeton me gruan dhe djalin e tij në Bülach.

„Unë edhe ashtu të gjitha veturat i kam pasur të të njëjtës markë, “Toyota Prius”, të cilat janë hibride, kështu që hapi tjetër me pilotprojektin e veturave “Tesla” është drejt finalizimit të furnizimit të firmës vetëm me vetura elektrike Tesla. Megjithatë makinat “Toyota Prius hibrid” nuk i heq tërësisht, sepse janë vetura të mëdha me 7 vende dhe kanë hapësirë të madhe për bagazh“, thotë Fadili i cili ka të punësuar 10 punëtorë.

Foto: Armend Brisha/albinfo.ch

Swissquality

“Pika më kryesore që na dallon ne nga të tjerët, është se ne punojmë 24 orë pa ndërprerë, për 365 ditë në vit. Klienti ynë e di gjithmonë se vjen e merr e njëjta veturë jashtë e brenda, pa asnjë dallim. Në “Swiss Taxi 24 GmbH” lëvizin “Toyota Prius “të bardha. Kurse me “My Taxi 24” me “Tesla” të verdha, të shkruara në të gjitha anët. Sllogani im i punës lidhet e është “Swiss quality”. Krejt suksesi i punës sime është se jemi të përpiktë dhe si rregull e kemi nëse vonohet taksi më shumë se 2 minuta, atëherë i telefonojmë klientit dhe e informojmë për vonesën, megjithëse kjo ndodh shumë rrallë”.

Foto:Armend Berisha/albinfo.ch

Çmime të njëjta për taksi të markës “Tesla”

“Swiss Taxi 24 GmbH” lëviz me vetura të bardha hibride. Kurse tek “My Taxi 24” ka futur në përdorim dy vetura të verdha tërësisht elektrike të markës “Tesla”, ndërkohë pret Teslën e tretë. Përderisa plani është të gjitha taksi veturat t`i ketë elektrike të markës “Tesla” sepse janë shumë ekologjike, s’kanë shpenzime dhe vlerësohen shumë nga klientët. Edhe pse këto vetura janë shumë të shtrenjta per t`i blerë, Fadili garanton se çmimet për klientët e taksive janë të njëjta, nuk ka asnjë ndryshim.

Foto: Armend Berisha/albinfo.ch
Foto: Armend Berisha/albinfo.ch
https://www.swiss-taxi-24.ch/

/Shkrim i sponzorizuar/