Gjuha

Mos harroni, 17 qershori po vjen !

Ejani të shijojmë së bashku një ditë sportive - një ditë festive !

-me turnir të futbollit për të rritur,(pa harruar të vegjlit,vajza dhe djem)të organizuar nga FC KOSOVA !

– me programin artistik të fëmijëve të Shkollës shqipe- LAPSH ! 

  Me vjersha, gjëza,lojra, këngë të përgatitura me kujdes nga mësueset e tyre.

– me argëtime dhe lojëra të ndryshme për prindër dhe fëmijë, si dhe vizatime e ngjyra që do hidhen në 

  pikturë, mbështetur nga RiniaKontact !

– me melodi, këngë e valle nga trevat shqiptare të sjella plot larmi nga grupet artistike në Gjenevë ! 

– apo me pije të ndryshme (joalkoolike) dhe specialitete nga skara që mund të shërbeheni në vend !

MIRË ARDHSHI !

Në vijim mund të njiheni me programin e ditës…

 

PROGRAMI AERTISTIK (1)

Shkarko Dokumentin

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit17 Qershor 2018
  • Ora11:00
  • LokacioniGjenevë
  • Data e përfundimit17 Qershor 2018 - 12:00