Bota
Moti i keq përfshin Evropën
Në kantonin zviceran të Ticinos, shumë rrugë janë të pakalueshme, të përmbytura apo të bllokuara nga rrëzimi i pemëve
Vala e motit të keq ka gjunjëzuar disa shtete evropiane, ku vetëm në Itali regjistrohen 10 të vdekur, ndërsa dhjetëra-mijëra banesa në kontinent vijojnë mungesën e energjisë elektrike.
Në Austri, një pjesë e çative mesjetare që simbolizojnë shtëpitë e Salzburgut janë marrë nga erërat e forta që arritën shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë, transmeton “ATSH”.
Më në jug, mbrojtja civile u bëri thirrje të hënën në darkë rreth 500 banorëve të Muhr të qëndronin në shtëpi dhe të qëndronin në katet e sipërme nga frika e rritjes së nivelit të lumenjve që kanë çuar në bllokimin e akseve në qytezë, përcjell albinfo.ch.
Në Slloveni vendi ka lëshuar ‘alarmin e kuq’ prej së hënës, një serfist rezulton i zhdukur, ndërsa në Kroaci, qyteti port i Rijekës është përmbytur dhe shumë linja hekurudhore janë ndërprerë.
Në kantonin zviceran të Ticinos shumë rrugë janë të pakalueshme, të përmbytura apo të bllokuara nga rrëzimi i pemëve.
Në Francë dëbora që ka rënë në qendër të vendit ka bllokuar më shumë se 2 000 automjete në Masivin Qendror dhe 200 000 shtëpi vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Në Korsikë, 21 000 shtëpi vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, autoritetet po hartojnë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta me shpejtësi mbi 160 kilometra në orë.
Në Spanjë reshjet e dëborës në Asturia (veri) kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, 4.700 banesa janë pa energji elektrike, sipas autoriteteve.
Në Republikën Çeke trafiku hekurudhor vijon të ketë vonesa sot në mëngjes pas erërave të forta që kanë shkaktuar rrëzimin e pemëve mbi linjat hekurudhore dhe rreth 30 000 persona janë pa energji elektrike, sipas kompanisë publike të energjisë elektrike CEZ.
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













