Kosova
MPB njofton qytetarët për pritjet në pika kufitare
Më anë të një linjë-linku të publikuar në faqen zyrtare të MPB-së, kjo e fundit njofton qytetarët në lidhje me pritjet dhe kolonat në të gjitha pikat kufitare.
Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar këtë linjë-linku për të ifnromuar qytetarët se sa do të presin nëpër pikat kufitare që lidhen me Kosovën.
Të dhënat e fundit të MPB-së, tregojnë se në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ka afërsisht 700 metra kolonë në hyrje ndërsa në dalje 20 metra ndërsa pritjet janë përafërsisht 40 minuta në hyrje dhe deri në 5 minuta në dalje.
Në kufirin në Han të Elezit pritjet për hyrje janë deri në 15 minuta ndërsa në dalje deri në 5 minuta.
Në pikat e tjera si Glloboqicë, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Jarinje, Muçibabë, Mutivodë, Merdare nuk ka pritje të gjara dhe hyrjet daljet mund të jenë deri në 5 minuta, përcjell albinfo.ch.
Përmes kësaj linjë- linku të gjithë që largohen apo dëshirojnë të hyjnë në kosovë mund të informohen në çdo kohë.
Më poshtë mund të klikoni edhe linkun për të parë pritjet në kufinjë.
https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar














