Lajme
Korriku i vitit 2021 është muaji më i nxehtë i regjistruar shekullin e fundit
U regjistruan temperaturat më të larta në 142 vjet
Korriku, muaji më i nxehtë i shekullit, temperaturat u regjistruan më të larta në 142 vjet.
Temperaturat e kombinuara të sipërfaqes dhe ujit ishin për 0,93 gradë Celcius mbi mesataret e shekullit XX për korrikun, dhe ishte më e nxehta e matur që kur filluan matjet 142 vjet më parë.
Ky është rekordi më i lartë i temperaturës që është regjistruar ndonjëherë prej 142 vjetësh në botë.
Lajmin e ka konfirmuar Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) e SHBA-së.
“Korriku është zakonisht muaji më i ngrohtë në botë i vitit, por korriku i vitit 2021 e tejkaloi veten si korriku dhe muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Ky rekord i ri shton shqetësimet për ndryshimin e klimës”, konfirmoi NOAA.
Temperatura ishte gjithashtu për 0,01 gradë Celcius më e nxehtë se rekordi i mëparshëm i vendosur në korrik 2016.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër













