Kosova
Mundësitë që ofron Kosova për të investuar
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë dhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Milano, më 10 nëntor në Milano të Italisë organizuan Sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë” me bizneset e diasporës shqiptare në Itali.
Në këtë sesion informues, nga Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, Nol Buzhala, bizneset pjesëmarrëse u njoftuan për shërbimet e KIESA-s si dhe për kushtet dhe mundësitë që ofron Kosova për të investuar, përcjell albinfo.ch.
Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të Administratës Tatimore, Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike si dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Derisa Kreshnik H. Thaqi, Udhëheqës i sektorit për promovim të investimeve në KIESA, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencial për investime në Kosovë.
Pas sesionit përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim.
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me...
-
Haradinaj diasporës: Mbështetjen tuaj për Atdheun, ta finalizoni me votën tuaj për Kosovën Fituese
-
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
-
Mediat zvicerane mbi pritjen e Kurtit si “yll roku” dhe “festimin e sukseseve” të tij, në Cyrih
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me rekordin e kthimit të azilkërkuesve Me një normë prej afro 60% Zvicra ndoshta mban rekordin evropian për kthimin e azilkërkuesve të...
-
Kush është ende në garë për zyrën e Këshillit Federal?
-
Zviceranët janë të pasigurt se si do të ndikojë mandati i dytë i Trump në vendin e tyre
-
Dyfishimi i plotë i hekurudhave të CFF midis Gjenevës dhe Lozanës kërkon kohë
-
Zvicra shkurton trajtimet mjekësore për të kursyer para