Kosova
Mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve në zonat ndërkufitare Kosovë-Shqipëri
Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Protokollin Zbatues të Marrëveshjes Qeveritare për Regjimin e Trafikut Lokal në Zonat Kufitare, duke mundësuar e jetësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Prej ditës së sotme, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj.”, thekson Kurti, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, kjo marrëveshje thellon edhe më tej bashkëpunimin ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit.
E-Diaspora
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne Shqiptarja Klesta Krasniqi është zgjedhur këshilltare komunale në Lausanne me grupin e partisë PLR.Les Libéraux-Radicaux Lausanne....
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet
-
Marigona do të ngjitet në skenën prestigjioze të operës në Frankfurt
Jeta në Zvicër
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë Në vitin 2023 gati 600,000 njerëz kanë vendosur të udhëtojnë ndërkombëtarisht me tren nate, sipas raportit...
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Tetë orë të rralla nga koleksioni i Schumacher në Gjenevë, dalin në ankand