Lajme
Mungesa e energjisë elektrike do të jetë prezente edhe në Zvicër
Pavarësisht se Zvicra shquhet si një nga shtetet që ka më së shumti pllaka të instaluara të energjisë diellore, duket se kriza energjetike do ta prek edhe këtë shtet
Pavarësisht se Zvicra shquhet si një nga shtetet që ka më së shumti pllaka të instaluara të energjisë diellore, duket se kriza energjetike do ta prekë edhe këtë shtet me mungesën e saj, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se raportet mes BE-së dhe Zvicrës nuk janë aq të mira, kriza e fundit që po paralajmërohet për energji elektrike, do të prekë Zvicrën, duke e lënë edhe pa zgjidhje për shkak të raporteve me BE-në.
Para pak ditësh, edhe presidenti zviceran, Guy Parmelin, po paralajmëron se për shkak të negociatave të dështuara me Bashkimin Evropian, Zvicra rrezikon të mos ketë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike brenda tre vjetëve.
Zviceranët janë të lidhur me rrjetin evropian, gjë që bën të mundur furnizimit të sigurt me energji elektrike në Zvicër.
“Me mungesë të energjisë elektrike, nënkuptojmë një situatë në të cilën kemi shumë pak rrymë për javë, apo edhe muaj”, tha Parmelin.
“Pas një pandemie, mungesa e energjisë elektrike paraqet rrezikun më të madh për Zvicrën”.
“Kjo do të thotë, për shembull, që fabrikat do të prodhonin më pak, se autoritetet publike dhe ofruesit si bankat do të duhej të reduktonin shërbimet e tyre, ose se mjetet e transportit me energji elektrike mund të lëviznin vetëm në një mënyrë të kufizuar”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate










