CH-Ballkani
Murati: Duhet trajtuar seriozisht organizimin e mësimit shqip në diasporë
Duke marrë pjesë në debat, ministri i diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati ka theksuar nevojën për gjetjen e një modeli për riorganizimin e diasporës pasi që ajo është futur në një fazë tranzicioni.
Nën organizimin e shoqatës Germin-it e me përkrahjen e MeD u mbajt të mërkurën debati me përfaqësuesit e diasporës me temën “Avancimi i rolit të diasporës: sfidat dhe mundësitë.
Në këtë diskutim u shtruan shumë çështje të rëndësishme të raporteve të Kosovës me diasporën dhe u konkludua se duhet ta rrisim komunikimin e ndërsjell edhe për të hequr paragjykimet që po lindin herë pas here.
Duke marrë pjesë në debat, ministri i diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati ka theksuar nevojën për gjetjen e një modeli për riorganizimin e diasporës pasi që ajo është futur në një fazë tranzicioni.
Në këtë kontekst ai ka nënvizuar domosdonë që shteti i Kosovës dhe Shqipëria të trajtojnë më seriozisht çështjen e organizimit të mësimit shqip në diasporë, transmeton albinfo.ch. Po ashtu ai ka theksuar edhe nevojën e rritjes së pjesëmarrjes politike në institucione (sidomos në Kuvendin e Kosovës) dhe punën që duhet bërë në fushën investimeve nga diaspora sidomos në përmirësimin e sundimit të ligjit përmes forcimit të sistemit gjyqësor, zgjidhjes së problemeve energjetike si dhe punës në aftësimin profesional të fuqisë së re punëtore.
“Në të gjitha këto pika sqarova angazhimin e MeD, mundësitë e saj si dhe nevojën për një qasje më të gjerë shtetërore dhe kombëtare për zgjidhjen e disa prej problemeve që u shtruan”, ka thënë ministri Murati në një postim të tij në facebook.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?













