Sport
Muriqi zbarkon në Romë, gati t’i bashkohet Lazios
Sulmuesi nga Kosova do t’i bashkohet Lazios, duke nënshkruar një kontratë 5-vjeçare
Përfundon telenovela. Vedat Muriqi ka arritur në Romë për t’iu bashkuar skuadrës së kryeqytetit italian, Lazio, ku drejtor sportive është Igli Tare, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi nga Prizreni ka planifikuar të zhvillojë vizitat e zakonshme mjekësore në klinikën Paideia të hënën në mëngjes, më pas do të shkojë në “SS Lazio Training Center” për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin bardhekaltër.
26-vjeçari është blerë nga radhët e Fenerbahçes për 18 milionë euro (plus 2 bonuse).
“Mendoj se jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Ata luajtën me dy sulmues në shumicën e ndeshjeve të sezonit. Më thanë se kishin nevojë për një sulmues si unë. Objektivat? Para së gjithash, sukses në një nivel kolektiv, pastaj në atë individual. Shkoj në një ekip të ri, shpresoj ta ndihmoj me golat e mi. Dua të luaj në klubet më të mëdha në botë në vitet e ardhshme, do të bëj më të mirën për Lazion”, ka thënë ai për mediat turke.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër
















