Lajme
Musk nuk përjashton mundësinë e blerjes edhe të një kompanie
Elon Musk dëshiron ta bëjë Twitter-in një vend ku do të mundësohet liria e fjalës dhe ku nuk do të ketë ndalim të përmbajtjes dhe asnjë bllokim të përdoruesve për t’i ndarë pikëpamjet dhe mendimet e tyre.
Sigurisht, duhet të ketë një kufi në atë komunikim dhe ku është ai kufi, Musk tregoi me reperin kontrovers Kanye West, të cilin fillimisht e ktheu në Twitter, e më pas e dëboi përsëri për shkak të cicërimave (tweeteve) në të cilat ai nxiti dhunë.
Pas blerjes së Twitter-it, për të cilin pagoi 44 miliardë dollarë, pyetja është se çfarë synon të bëjë më pas Musk, si mbrojtës i fjalës së lirë në internet. Është e sigurt që mund të presim disa ndryshime në vetë Twitter, por a po mendon Musk edhe për një blerje të re dhe marrjen e një rrjeti apo platforme sociale?
Një përgjigje të mundshme Musk mund ta ketë dhënë bazuar në bisedën e tij me përdoruesit e Twitter. Ai mori pjesë në një debat të nisur nga komentatori politik konservator Dave Rubin, i cili shkroi se manipulimi politik i Google dhe YouTube është shumë më i keq se manipulimi i Twitter, të cilit Musk iu përgjigj me një emoji mendimi. Një përdorues iu bashkua diskutimit dhe i sugjeroi Musk se ai mund të blinte gjithashtu platformën e botimit të abonimit Substack, e cila është bërë gjithnjë e më e popullarizuar vitet e fundit dhe përdoret nga shumë gazetarë, analistë dhe ekspertë të njohur në industri të shumta.
Kështu, siç shkruante përdoruesi, përveç shtresës së informacionit që kontrollon me Twitter, Musk tani do të kontrollonte edhe “shtresën narrative të internetit”. Elon Musk u përgjigj se ishte “i hapur ndaj idesë”.
Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se ne mund të presim që Substack të merret nesër, por duke e njohur Musk-un, nuk duhet të ketë dyshim se ai të paktën mund të mendojë për atë ide dhe të kontrollojë se çfarë mund të marrë duke blerë ndoshta platformën e përmendur./Business Insider
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre













