Lajme
NASA sjell në tokë domatet e rritura në hapësirë
Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA ka kthyer në Tokë mostrat e disa domateve të rritura në Stacionin Hapësinor, si pjesë e kërkimeve që po kryen në lidhje me kultivimin e bimëve, ndryshimin e muskujve për shkak të gravitetit apo sigurinë nga zjarri.
Këto fruta u transportuan në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, ku shkencëtarët do të kryejnë analiza shtesë përpara se graviteti i Tokës të japë ndikimin e tij, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Domatet u kultivuan në ndarjen “Veggie” të stacionit ku u ekzaminuan efektet e dritës dhe cilësia e plehrave në prodhimin e frutave, si dhe siguria mikrobike dhe vlerat ushqyese.
Sipas NASA, aftësia për të rritur bimë në hapësirë po kryhet për të përmirësuar jetesën e anëtarëve të ekuipazhit për misionet e ardhshme afatgjata.
Ekuipazhi kreu tre korrje në ditët 90, 97 dhe 104 duke ngrirë domatet së bashku me mostrat e ujit dhe materialin e rritjes.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













