E-Diaspora
Natë magjike me ansamblin polifonik “Saz’iso” në Vjenë
Këngët: “O moj Tane”, “Faqebardhë”, “Osman Takës” dhe këngë të tjera tradicionale shqiptare bën që ansambli të marrë duartrokitje frenetike nga të simpatizuesit e këngëve të tyre
Në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare”, të premten në Vjenë të Austrisë, ansambli “Saz’iso” u prezantua me këngë dhe muzikë tradicionale shqiptare nga jugu i Shqipërisë.
Për rreth dy orë, grupi polifonik dhuroi një natë magjike para qindra të pranishmëve në sallë nga komunitetit shqiptar dhe austriak.
Këngët: “O moj Tane”, “Faqebardhë”, “Osman Takës” dhe këngë të tjera tradicionale shqiptare bën që ansambli të marrë duartrokitje frenetike nga simpatizuesit e këngëve të tyre.
Këngët flasin për gëzimin dhe dhimbjen, dashurinë dhe humbjen, heroizmin dhe tragjedinë.
“Tana” është një këngë e vjetër që flet për një bari, tufa e të cilit është vjedhur nga disa banditë, të cilët ia plotësojnë dëshirën që të luajë në flaut për herë të fundit para se ta vrasin. Melodia vajtuese përcjell fatin e tij të tmerrshëm tek më të dashurit e tij poshtë luginës.
Ndër këngët e tjera, janë ato që lidhen me storiet e partizanëve që luftojnë kundër pushtuesve të huaj dhe për burrat që detyrohen të nisen në kërkim të punës duke lënë prapa gra dhe familje të pikëlluara, një temë që përsëritet në muzikën shqiptare edhe në ditët e sotme.
Ansambli “Saz’Iso”, është krijuar nga producenti i njohur, 70 vjeçari, Joe Boyd, i cili ka bashkëpunuar dikur edhe me Pink Flloyd. “Saz’iso” është grupi i parë muzikor shqiptar që ka zhvilluar turne zyrtarë në Britani dhe ka qenë i ftuar për të përformuar edhe në emisionin e famshëm televiziv britanik “Later with Jools Holland”. Albumi i tyre titullohet “”At Least Wave Your Handkerchief at Me”.
Grupi përbëhet nga tetë anëtarë dhe artistët e këtij ansambli muzikorë janë: Donika Pecallari këngëtare, Adrianna Thanou këngëtare, Robert Tralo këngëtar, Aurel Qirjo violinë dhe këngëtar, Telando Feto klarinetë, Agron Murat lahutë, Agron Nasi dajre dhe Pëllumb Meta fyell dhe këngëtar.
Këtë mbrëmje muzikore dhe gjithë organizimin e “Javëve të Kulturës Shqiptare” në Austri, e përshëndeten me një fjalë rasti, ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, ai i Kosovës, Sami Ukelli, përfaqësues nga Ministria e Diasporës, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj, si dhe nikoqiri i mbrëmjes, kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, Ermal Vejsa.
“Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri kanë filluar nga data 13 nëntor dhe të zgjasin deri me datën 8 dhjetor.
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve











