X

Na ndiqni:

 Bota

NATO mbështet aksionin ushtarak në Siri

Aleanca veri-atlantike ka shprehur qëndrimin se ky veprim do të zvogëlojë mundësinë e regjimit për sulme të tjera kimike mbi sirianët

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka mbështetur aksionin ushtarak në Siri, të ndërmarrë nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe.

Përmes një komunikatë dërguar mediave, aleanca veri-atlantike ka shprehur qëndrimin se ky veprim do të zvogëlojë mundësinë e regjimit për sulme të tjera kimike mbi sirianët, përcjell KosovaPress.

NATO vazhdimisht ka dënuar përdorimin e armëve kimike si një shkelje të qartë marrëveshjeve dhe rregullave ndërkombëtare.

“NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore, dhe beson se është jetike që të mbrohet konventa për armët kimike. Ajo bën thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe efektive të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë