Lajme
NATO nis stërvitjet ushtarake me armë bërthamore në Evropë
NATO ka filluar stërvitjet vjetore ushtarake me armë bërthamore, konfirmoi një zëdhënës i Aleancës.
Deri në 60 avionë do të përfshihen në stërvitjen ‘Steadfast Noon’, e cila do të zgjasë deri të enjten e javës së ardhshme. Avionët e përfshirë përfshijnë avionë luftarakë modernë, por edhe avionë vëzhgimi, si dhe bombardues B-52 me rreze të gjatë, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Këtë vit manovrat do të zhvillohen kryesisht në hapësirën ajrore mbi Itali, Kroaci dhe Mesdhe. Gjithsej 13 vende anëtare të Aleancës po marrin pjesë, duke përfshirë Gjermaninë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se ‘’lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një kujtesë e rolit të rëndësishëm të armëve bërthamore si një parandalues’’.
‘’Ndërsa është një stërvitje rutinë stërvitore, “Steadfast Noon” do të ndihmojë në sigurimin e besueshmërisë, efektivitetit dhe sigurisë së parandalimit bërthamor’’, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët Qytetarët e kantonit Solothurn do të vendosin më 8 mars mbi rritjen e pagesave mujore për... -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike -
Zvicra bën hapa prapa në luftën kundër korrupsionit -
Zvicra nis trajnime të reja profesionale në inteligjencën artificiale














