Tematike

Natyralizimi në Zvicër: Akt mëshire ose akt administrativ?

Në një vend federal me një numër të madh të komunave autonome, rruga e realizimit të të drejtave civile është e larmishme. Kjo është simpatike, por lë shumë hapësirë për manovrime për proceset individuale të vendimmarrjes, e cila në gjuhën më pak diplomatike - mund të jetë arbitrare. Kjo larmi më shumë manifestohet në intervistat për natyralizim në komuna, disiplina mbretërore e natyralizimit, e thënë ndryshe: provimi i fundit i kalorësisë

Autoritetet gjatë intervistave për natyralizim duhet të zbatojnë detyrat nga neni 11 dhe 12 i Ligjit Federal mbi Ligjin Civil dhe nenin 2, 5 dhe 8 të rregullimit të Ligjit Civil. Në këto pesë nene, të kombinuara me ngarkesa emocionale, fshihet forca e të shprehurit. Në çdo fjalë dhe në çdo fjali. Bëhet fjalë për vlera, raportet jetësore, të drejtat themelore, për pjesëmarrjen në shoqëri – dhe mbi të gjitha është baza e integrimit – një integrim në shoqërinë pas migracionit. Provimi i këtyre kritereve bëhet para një paneli laik. Shumica e të përzgjedhurve në panel kanë profesione të ndryshme, me sfond politik dhe konfensional. Rrallë ndonjëri ka një shkollim në udhëheqjen e bisedës dhe bisedat ndërkulturore shpesh shmangen afërmendsh – trajtohet për një natyralizim, më pas këto nuk duhet të jenë të nevojshme. Shpesh ata që konkurrojnë për natyralizim kjo i shpërfaq nervoz. Fakti që biseda kryhet në një zyrë të objektit të komunës, e gjitha me protokoll, ku pesë ose më shumë konkurrues tjerë janë prezent, për shumë pjesëmarrës është një gjendje e jashtëzakonshme. Netë pa gjum si pasojë e nervozitetit të lartë, nuk janë raste të ralla.

Kurse, broshura dhe libra dore për përgatitje

Shumë kantonte u japin komunave doracakë për sqarime. Aty sqarohet katërçipërisht metoda secsi mund të fitohet natyralizimi. Në pyetjet kontestuese, bëhen sqarime të detajuara. Kështu, fjala vjen, duhet të shmangen pyetjet e llojit: pyetje loajale (nëse duhet të vendosësh për një pasaportë – cilën do ta zgjidhje?); irrelevante, pyetje specifike të lëndës (sa bimë të ndryshme përdoren për receptën e Ricola-s?); pyetje vendimtare (a jeni për centralet bërthamore ose jo); pyetje sugjestive (Çfarë do të bënit ju, nëse vajza juaj kërkon të martohet me një burrë të besimit tjetër). Gjithashtu në broshurë tregohen cilësitë e vendit ku duhet të mbahet intervista. Hapësira duhet të ajrohet. Gjithashtu tregohet se si duhet të veprohet me një person hiper nervoz.

Fakt është: Gjith ajo çfarë shkruhet në broshurë ose në doracak nuk është detyruese për komunën. Ku fillon irelevanca, çfarë është sugjestive dhe ku nuk ka më lojalitet, këtë e vendos komuna. Kështu shumë komuna vendosin vetë për procedurën e pyetjeve. Çfarë përmbajtje duhet të ketë intervista dhe protokolli i saj, ndryshon nga komuna në komunë. Intervista mundet të udhëhiqet nga sekretari i komunës, një komitet nga Këshilli i Komunës ose një Komision Natyralizimi.

Ata që plotësojnë kushtet për natyralizim mundet që të ndjekin kurse nga “Migros Schule”, shkollat tregtare, nga komuna vetë ose nga ofruesit tjerë. Kurikula shkollore tregon detajisht për pyetjet dhe përgjigjet, nga imtësitë gjeografike deri te ato historike. Pagesat e kurseve variojnë nga rreth Fr. 250 dhe nuk garantojnë natyralizimin. Shumë komuna publikojnë broshura të veta. Qyteti i Cyrihut ka publikuar broshurën e trashë prej 44 faqesh “broshurë informative e qytetit të Cyrihut për intervistën e natyralizimit”. Në editorialin e saj shkruhet: “Kjo broshurë informative mund t’ju ndihmojë juve, për të kuptuar më mirë sistemin politik zviceran dhe të qytetit të Cyrihut me larminë kulturore dhe në rrafshin e intervistës së natyralizimit për të diskutuar rreth saj.” Çfarë do të thotë tani kjo? A duhet një kandidat/e 44 faqet e broshurës t`i mësojë përmendësh? Në faqen pasardhëse tregohet lehtësimi: “Ju nuk duhet ta dini përmendësh secilën fjali. Ne ju shtrojmë pyetje të përgjithshme.”  Megjithatë: shifrat dhe faktet e shumta pezmatojnë kandidatët (a e dinit ju që Feliks dhe Regula ishin të shenjtët e komunës së Cyrihut dhe se çdo banor i Cyrihut prodhon mesatarisht 177 kilogram mbeturina?) – si duhet t`i trajtojmë gjithë këto informacione, që intervista të sjell fat?

Showdown: Intervista e natyralizimi

Kandidatët e mirëpërgatitur takohen në ditën X me autoritetet e natyralizimit në një zyrë të ajruar të komunës. Intervista shpesh është një përzierje pyetjesh nga gjeografia, pyetje kolegjiale, komente rreth kohës, disa pyetje rreth historisë së komunës, pak ligje dhe në fund një diskutim rreth normës dhe vlerave. Disa pyetje sjellin mërzi si ajo se çfarë përmban filmi zviceran “Die Schweizermacher” i vitit 1978. Për kandidatët është tundim. Cilat pyetje janë në cilën kategori? A është pyetje që mund të ketë disa përgjigja ose është e atillë që duhet një përgjigje e qartë dhe precize? Dhe kur është një pyetje retorike, ku kandidati më mirë të shmangte përgjigjen dhe të qeshte? Pyetjet rreth shqetësimeve të mbeturinave dhe llogaritë shëndetësore bëjnë pjesë në perspektivën e ardhshme. Disa komuna kufizohen në dhjetëra pyetje, disa tjera në qindra pyetje. Secila komunë me specifikat e saj kulturore. Këtu ndodh të shtrohen edhe pyetje personale të autoriteteve nga jeta në Zvicër.

Sa kulturë zvicerane është e mjaftueshme?

Kjo vendos, nëse një person meriton natyralizimin pasi ka plotësuar të gjitha kushtet. Kohën e qëndrimin me rezidencë, vërtetim nga dënimet penale, të ardhurat financiare janë mundësi për t’u rishikuar prapë. Në disa kantone kërkohet një testim nga njohuritë gjeografike dhe historike. Njohuritë e gjuhës janë të detyrueshme (kushtojnë rreth Fr. 250). Intervista duhet të përmblidhet e gjitha në një fletë të shtypur. Dhe megjithatë, ka shprehje të gabuara irelevante (fjala vjen: Skijimi nuk është sport tipik zviceran, por Hornussen dhe Schwingen). Sa duhet të ketë njohuri për sigurimet shoqërore, për të marrë pasaportën e kuqe? A e dinë brezat e dytë se ka pyetje “a lejohet në vende publike të mbahen armë?”, dhe në raste të tilla përgjigja duhet shmangur me buzëqeshje dhe koment se “kjo pyetje s’besoj se është menduar sinqerisht.” Si duhet të përgjigjemi mbi pyetjen: “Jetoni ju në një familje me modelin e barabarësisë?”, në këto raste mjafton një “po” e thjeshtë ose “është kjo shumë pak?”. A duhet të tregoj rolin e babait, nënës në familje? Si menaxhohet buxheti? A i bëhet vonë ndokujt jashtë familjes? Është e gabuar nëse një grua e re në pyetjen: “Çfarë do të bëni ju pas martesës?”, të përgjigjet: “Unë dua të kem fëmijë dhe t’u përkushtohem atyre duke mos dashur të punoj.”  Duhet të japë përgjigje të përimtësishme ose vetëm shkurt që është e saktë? A është e duhur përgjigja “kërkoj në google” mbi pyetjen “si e menaxhoni çështjen e shpenzimit të naftës?” Gabim. Ka ndonjë pyetje të komisionit sesi e kaloj kohën e lirë, kush janë miqtë e mi dhe ku shkoj në pushime? Vlera e këtyre përgjigjeve është e matur dhe arbitrare. Dhe akoma më tepër: pas intervistës, komisioni vendos për “Po – në këtë person ka mjaft kulturë zvicerane” ose “Jo – kjo nuk mjafton”.

Dhe si sillen burokratët e natyralizimit?

Ashtu, si gjithë zviceranet dhe zviceranët nuk mendojnë njëlloj, ashtu edhe burokratët e natyralizimit nuk janë njëlloj. Kjo është e qartë. Ti duhet të jesh i vetëdijshëm: burokratët e marrin seriozisht punën që u është caktuar. Ata bëjnë pyetje dhe bisedojnë me ty, plotësisht të vëmendshëm. Ti duhet të bësh punën mirë, që të përmbushësh plot besim përgjigjet. Ata nuk kërkojnë që kandidatët të bien nga provimi, edhepse ka raste të veçuara. Në disa komuna biseda zgjat më gjatë, në disa më shkurt. Në disa komuna intervista bëhet me rotacione dhe vendimi më pas bëhet më i vështirë. Mund të ndodhë që kandidati të refuzohet që nga sporteli, për shkak se ai nuk e njeh mirë gjuhën gjermane. “Pritni, derisa ta mësoni më mirë gjermanishten,” ose, “paraqituni në kërkesën për natyralizim sëbashku me bashkëshorten tuaj”.

Mbi të drejtën civile nuk është lehtë të vendoset. Ata të cilët kanë përgjegjësinë e vendosjes, kanë një pasqyrë të qartë, se si duhet të duket një zvicerane ose zviceran. Bëhet fjalë për një art homogjen, sesi ka jetuar, punuar, dashuruar në Zvicër. Në këtë njohje, njerëzit janë pjesë e një komune banimi, në një bashkësi, blejnë në furra lokale, dhe vizitorëve nga jashtë u tregohen pejzazhet e bukura nga rajoni. Bëhet fjalë për një legjendë rurale, që duhet të interpretohet nga kandidatët. Ata duhet të bëjnë përpjekjen për të interpretuar si në teatër. Do të ishte bukur, të ishte ashtu, siç nuk ishte asnjëherë. Kërkesa për “atdheun” është e madhe. Mbase, shkon aq shpejt, bëhet më e komplikuar, të rinjtë duken kërcënues. Andaj është logjike, që ata të thirren me postë. Një emërtim fiks. Njerëzit e kuptojnë këtë Zvicër si bazë të betonizuar, ku ti mund të pyetesh dhe të marrësh vlerësimin nëse je përgjigjur saktë ose jo.

Komunat me këto intervista duhet të mbajnë mbi vete barrë shumë të madhe. Nuk ka 10, 20, 30 ose 100 franga, të cilat mund të vërtetojnë integrimin. Intervista në këtë formë ka dalë jashtë përdorimit. Natyralizimi duhet të ketë objektiv, që të kthehet nga një akt mëshire në një akt administrativ.

  •  Autorja, Lelia Hunziker udhëheq Qendrën për Integrim të Kantonit Aargau leitet dhe është anëtare e kryesisësë KoFI. Krahas kësaj, ajo është edhe anëtare e Këshillit të Banorëve në Aarau, anëtare e Kongresit për Komunat dhe Regjionet në Këshillin e Evropës si dhe kryetare e VPOD, Kantoni Aargau. Artikulli është shkruar për revistën “Terra Cognita”, me të cilën albinfo.ch ka bashkëpunim të ngushtë.
  • Linku në të cilin mund t`i lexoni rtikujt e revistës në origjinal: http://www.terra-cognita.ch/fileadmin/user_upload/terracognita/documents/BBL_Terra_Cognita_32-18_web.pdf