Lajme
Ndahet nga jeta Milan Kundera, shkrimtari i nominuar disa herë për çmimin Nobel
Shkrimtari me origjinë çeke, Milan Kundera, autor i romanit “Lehtësia e padurueshme e qenies”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Lajmin e dha këtë të mërkurë biblioteka çeke, në të cilin ndodhet koleksioni i tij personal.
“Milan Kundera vdiq dje në Paris, pas një sëmundjeje të gjatë”, tha Anna Mrazova, zëdhënëse e Bibliotekës Moraviane.
Kundera lindi në qytetin çek të Brno-s, por emigroi në Francë më 1975, pasi u përjashtua për kritikat e bëra kundër pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968.
Milan Kundera është autor i shumë veprave letrare, të cilat janë përkthyer edhe në shqip, si “Lehtësia e padurueshme e qenies”, “Shakaja”, “Identiteti”, “Valsi i lamtumirës”, “Mosdija” etj. Emri i tij u përfol shpesh si një pretendent për çmimin Nobel, e megjithëse ky çmim nuk iu dha. Kundera i dha shumë letërsisë.
Në kryeveprën e tij “Lehtësia e padurueshme e qenies”, Kundera tregoi historinë e një trekëndëshi dashurie në sfondin e Pranverës së Pragës. Libri e ktheu Kunderën në një yll letrar ndërkombëtar kur u botua më 1984.
Në atë kohë, romancieri disident çek kishte jetuar në mërgim në Paris për gati një dekadë. Librat e tij ishin ndaluar në Çekosllovaki dhe pasi qeveria komuniste e mbështetur nga sovjetikët e privoi nga shtetësia në vitin 1978, ai mbeti shkrimtari më i famshëm i mërguar i vendit.
Pas rënies së Perdes së Hekurt dhe krijimit të Republikës Çeke, shkrimtari nuk u kthye më për të jetuar në atdheun e tij.
“Nuk ka një ëndërr të tillë për një kthim”, tha ai një herë në një intervistë me të përjavshmen gjermane Die Zeit. “Kam marrë Pragën time me vete; erën, shijen, gjuhën, peizazhin, kulturën”.
Romanet e Kunderës filluan të botoheshin në gjuhën çeke që nga vitet 1990, por “Lehtësia e padurueshme e qenies” nuk u publikua në vendin e tij të lindjes deri në vitin 2006.
Kundera ka fituar çmime të rëndësishme të letërsisë, ndërsa e pasuroi letërsinë botërore, duke lënë pas 10 romane, tri koleksione poezish, shkrime të shkurtra dhe ese që trajtojnë tema të thella filozofike, aluzione politike dhe histori tronditëse.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet











