Lajme
Nderohen me diploma për promovimin e vlerave shqiptare
Me diplomat e nderit "Personalitet i frankofonisë" për vitin 2013 janë nderuar: Viktor Rufi (Victor Ruffy), Albana Krasniqi-Malaj dhe Elina Duni
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë nderoi me diplomën e nderit Personalitet i frankofonisë për vitin 2013 tre emra të njohur frengjishtfolës që jetojnë e punojnë në Zvicër. Diplomat, të nënshkruara nga ministri i punëve të jashtme, jepen sipas propozimit të ambasadës së Shqipërisë ne Bernë. Motivacioni i tyre është për ndihmesën e çmueshme dhe kyçjen e pandërprerë në promovimin e vlerave të kulturës e të frankofonisë shqiptare, thuhet në një skomunikatë të dërguar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë.
Me këtë titull është vlerësuar z. Viktor Rufi, (Victor Ruffy) politikan në pension dhe veprimtar i shquar zviceran, anëtar parlamenti (disa herë) dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Zvicrës si dhe anëtar i Asamblesë Europiane. Mik i afërt i shqiptarëve, z. Rufi është shquar sidomos në krye të shoqatës Eurobibus, e cila për njëzet vjet rresht ka dërguar qindramijë franga ndihma në Shqipëri, të përcaktuara sidomos për shkollat e bibliotekat në Tiranë e në disa rrethe. Më përpara është nderuar me mirënjohjen Qytetar Nderi i Fushë Krujës. Eurobibus krijoi edhe shumë lidhje e miqësi të qëndrueshme, që ndihmojnë për shkëmbimin e vlerave ndërmjet shqiptarëve e zviceranëve.
Zonja Albana Krasniqi – Malaj është një tjetër veprimtare që u nderua me të njëjtën diplomë. Në cilësinë e kordinatores së Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës, por edhe më përpara, ka dhënë e jep ndihmesë të çmueshme për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë zvicerane, duke ruajtur në të njëjtën kohë vlerat kombëtare dhe lidhjet me trojet nga e kanë prejardhjen.
Këngëtarja Elina Duni tashmë është emër i njohur jo vetëm për artdashësit zviceranë. Me talentin muzikor e zërin e ëmbël, ka bërë të njohura këngët e bukura shqiptare, të përpunuara e të përshtatura për xhaz. Koncertet e saj mbushin sallat, duke tërhequr gjithnjë e më shumë dashamirë të kësaj muzike. Ndihmesa e saj në fushën e artit është vlerësuar disa herë edhe në median zvicerane, përfundon komunikata e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











