Kosova

Vdes 20-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

Është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore se ka ndërruar jetë 20-vjeçarja F.H., e cila ishte lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restorantet e Ferizajt. e që po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi, transmeton albinfo.ch.

Po ashtu lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ngushëlloi familjen e të ndjerës.

“Sot jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.

Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, shkroi Aliu.