Kosova
Ndërron jetë akademiku Idriz Ajeti
Studiuesit pohojnë se veprimtaria shkencore dhe mësimore e Idriz Ajetit i ka shërbyer emancipimit dhe përpjekjeve të shqiptarëve në ish-Jugosllavi për të drejta qytetare e sidomos për identitetin kulturor e kombëtar të tyre
Në moshën 102 vjeçare vdiq të mërkurën në Prishtinë, akademik Idriz Ajeti, një nga albanologët më të shquar në botën shqiptare.
Akademik Idriz Ajeti lindi më 27 janar të vitit 1917 në fshatin Topallë të Jabllanicës së epërme në komunën e Medvegjës, një nga tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
Shkollimin e filluar në vendlindje ai e kishte vazhduar në Shkup, Zagreb e Itali, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore në Beograd. I doktoruar në fushën e gjuhësisë ai ishte kthyer në Prishtinë ku ishte shndërruar në një ndër ndërtuesit e institucioneve të arsimit të lartë derisa i dha një kontribut të jashtëzakonshëm gjuhës së njësuar letrare shqipe, raporton “Zëri i Amerikës”.
Studiuesit pohojnë se veprimtaria shkencore dhe mësimore e Idriz Ajetit i ka shërbyer emancipimit dhe përpjekjeve të shqiptarëve në ish-Jugosllavi për të drejta qytetare e sidomos për identitetin kulturor e kombëtar të tyre. Krahas studimeve për prejardhjen e shqipes, tipareve të saj themelore si gjuhë indoevropiane e ballkanike etj, ai u kushtoi një rendësi edhe marrëdhënieve të shqipes me gjuhët fqinje, përcjell albinfo.ch.
Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës, ku akademik Ajeti ishte kryetar në dy mandate, në njoftimin për vdekjen e tij, theksoi se studimet albanologjike në Kosovë e më gjerë nuk do të ishin këto që janë sot pa kontributin e tij.
“Akademik Ajeti ishte dhe mbetet njëra nga figurat më të ndritshme të historisë sonë të re. Me vdekjen e Akademik Idriz Ajetit Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka humbur autoritetin nga më të mëdhenjtë të punës shkencor te ne, profesorin, veprimtarin, njeriun e urtë dhe të dijshëm”, thuhet në njoftim.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se vdekja e akademik Idriz Ajetit është humbje e madhe për Kosovën.
“Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për familjen Ajeti, ASHAK-un dhe gjithë kolegët e miqtë e akademikut Idriz Ajeti”, shkroi presidenti.
Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, partive politike e shoqërisë civile në vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












