Kosova

Ndërtohen shtëpi të reja për dy familje në nevojë në prag të dimrit

Familjet Ukësmajli dhe ajo Rama thonë se edhe dimri që është në prag do të jetë më i lehtë për ta falë krijuesit dhe familjes donatore

Familjet Rama dhe Ukësmajli nga rrethina e Ferizajt bëhen me shtëpi të reja falë donatorëve, vëllezërve Hoxha, të cilët nga buxheti i familjar ndanë mjete për ngritje të kulmeve të reja për familjet në nevojë, bën të ditur televizioni publik i Kosovës.

Haziz Ukësmajli përfitues i donacionit është shprehur se tash ndjehet i lirë meqë ka hapësirë të mjaftueshme për familjen e tij shtatë anëtarëshe, përcjell albinfo.ch.

“Vëllezërit Hoxha na nxorën nga skëterra dhe tash po rilind një jetë e re për ne”, thotë kryefamiljari i familjes Rama.

Gëzimin po e ndajmë me familjet përfituese thotë Afrim Hoxha përfaqësues i familjes donatore.

Familjet Ukësmajli dhe ajo Rama thonë se edhe dimri që është në prag do të jetë më i lehtë për ta falë krijuesit dhe familjes donatore.