Lajme
Ndeshje zinxhirore e mbi 20 makinave në Lucern: 23 të lënduar
Sipas policisë së Lucernit janë lënduar 23 persona, tetë prej të cilëve janë transportuar me helikopter në spitale
Një përplasje masive me më shumë se 20 automjete ka ndodhur në autostradën A2 në Lucern mëngjesin e së premtes.
Përplasja ndodhi rreth orës 8:40 të mëngjesit në drejtimin jugor midis Dagmersellen dhe Sursee në Knutwilerhöhe, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë së Lucernit janë lënduar 23 persona, tetë prej të cilëve janë transportuar në spitale.
15 persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë tretman mjekësor në vendngjarje, shkruan srf.ch
Sipas një zëdhënësi të policisë, është ende i paqartë shkaku i përplasjes së automjeteve.
Policia e Lucernit njoftoi në Twitter se autostrada A2 në jug do të mbetet e mbyllur përkohësisht. Puna e shpëtimit është duke u zhvilluar dhe automjetet e aksidentit janë duke u larguar, tha policia në mesditë. Ajo u kërkon shoferëve që të lëvizin sa më larg zonës.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














