Lajme
Ndëshkohet ‘Google’ nga Gjykata Evropiane
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se gjoba rekord e vendosur nga Brukseli ndaj “Google” duhet të ulet, por jo të hiqet.
Ndëshkimi ndaj gjigantit të teknologjisë ishte dhënë në 2018-n, pasi entet rregullatore e akuzuan atë për konkurrencë jo të ndershme për të ruajtur dominimin në treg.
Në vendimin e saj, Gjykata mbështet qëndrimin e Komisionit Evropian se “Google” vendosi kufizime të paligjshme ndaj prodhuesve të pajisjeve që përdorin “Android” dhe operatorëve të rrjeteve telefonike, në mënyrë që të ruante primatin si motor kërkimi.
Megjithatë, Gjykata me bazë në Luksemburg shtoi se arsyetimi i saj dallonte në disa aspekte nga ai i Komisionit dhe në kuadër të vendimit, ajo reduktoi lehtësisht gjobën nga 4.3 miliardë euro në 4.1 miliardë.
“Google” duhet ende t’i përgjigjet vendimit. Vitin e kaluar kompania deklaroi se vendimi i Komisionit Evropian kishte qenë i pabazë dhe pretendoi se blloku nuk po bënte të njëjtën gjë ndaj rivalit “Apple”, që promovon shërbimet e veta në telefonat celularë.
“Google” tha gjithashtu se përdoruesit e saj mund të shkarkojnë aplikacione rivale me vetëm një klikim dhe nuk janë të detyruar të përdorin produktet e saj./ Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













