Lajme
Ndihma emergjente, vetëm për azilkërkuesit problematikë
Ndërsa ndihmat sociale për refugjatët, duhet të jenë për 30% më të ulëta se sa ndihmat e rregullta sociale që jepen në Zvicër
Ndryshe nga Dhoma nacionale e parlamentit të Zvicrës, Komisioni i Dhomës së Kantoneve të këtij parlamenti është shprehur për një zbutje të masave restriktive për trajtimin e azilkërkuesve.
Kështu, komnisioni në fjalë ka kundërshtuar qëndrimin e marrë më parë nga Dhoma Nacionale, sipas të cilit të gjithë azilkërkuesve duhet t`u hiqen ndihmat sociale dhe tu lejohen vetëm ndihmat emergjente.
Komisioni është për atë që ndihmat sciale tu mohohen vetëm azilkërkuesve që bien në kundërshtim me ligjin. Por, këto ndihma për refugjatët, megjithatë, duhet të jenë për 30 për qind më të ulëta se sa ndihmat e rregullta sociale që jepen në Zvicër.
Edhe pse komisioni i Dhomës së kantoneve kundërshton Dhomën nacionale sa i përket ashpërsimit të kontestuar të Ligjit mbi Azilin, ai megjithatë tregon kujdes për shqetësimet që shpreh popullata e Zvicrës në lidhje me problematikën e azilit.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Farmacistët paralajmërojnë: Disa barna mund të bëhen të rrezikshme gjatë valës së të nxehtit Temperaturat e larta mund të rrisin efektet anësore ose të ulin efektivitetin e disa medikamenteve... -
Zyrtare: Zvicra shpallet vendi më i pëlqyer në botë -
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë -
Publikohet renditja e komunave më të mira dhe më të dobëta për të jetuar në Zvicër











