Kosova

Ndihmohen shumë familje para festës së Bajramit

Por, përveç gjërave ushqimore, në ditët e fundit, ka filluar edhe ndërtimi i një shtëpie, derisa një tjetër është inauguruar

Para festës së Kurban Bajramit në Kosovë shumë familje me nevojë janë ndihmuar.

Këto familje janë ndihmuar në mënyra të ndryshme, derisa Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” po vazhdon me aksione të pandërprera për të ndihmuar këto familje, përcjell albinfo.ch.

Siç bëhet e ditur edhe në faqen e saj në rrjetet sociale, shumë familje janë ndihmuar me gjëra ushqimore, në mënyrë që festa e Bajramit t’i gjejë me tryezën e mbushur.

Por, përveç gjërave ushqimore, në ditët e fundit, ka filluar edhe ndërtimi i një shtëpie, derisa një tjetër është inauguruar.

Shumë donatorë japin kontribut të madh, derisa si gjithmonë edhe mërgimtarët vazhdojnë të japin shumë ndihma në Kosovë.

https://web.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/1543408392388978/