Lajme
Ndryshimi në mes të armëpushimit dhe pauzës humanitare
Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe disa vende të ndryshme të botës kanë bërë thirrje për një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Në anën tjetër, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë ndër vendet që nuk kanë bërë një thirrje të tillë, duke thënë se kjo do të favorizonte Hamasin, e cila është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe disa qeveri perëndimore.
Sipas raportimeve nga BBC, udhëheqësit botërorë, përfshirë edhe presidentin amerikan, Joe Biden, kanë bërë thirrje për një pauzë humanitare prej disa ditësh, ndërsa ka lindur pyetja se ku është dallimi mes një armëpushimi dhe pauze humanitare, shkruan albinfo.ch.
Krahasuar me një armëpushim formal, pauzat humanitare priren të zgjasin për periudha më të shkurtra kohore, ndonjëherë vetëm disa orë, ndërsa zakonisht zbatohen thjesht me qëllim të ofrimit të mbështetjes humanitare, në krahasim me arritjen e zgjidhjeve politike afatgjata, sipas OKB-së.
Sipas OKB-së armëpushimet synojnë të jenë afatgjata dhe shpesh mund të nxisin një dialog midis palëve luftuese, duke përfshirë mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje të përhershme politike.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet













