Lajme
Në Aeroportin e Cyrihut protestohet për çështjen klimatike
Dhjetëra aktivistë për çështjen klimatike kanë organizuar një protestë paqësore sot në Aeroportin e Cyrihut, duke denoncuar ndikimin negativ të udhëtimeve ajrore në mjedis, shkruan swissinfo.ch.
Për disa momente ata kanë qëndruar të shtrirë në tokë, e më pas kanë ecur përgjatë zonës së blerjeve dhe kanë shpërndarë fletushka, përcjell në shqip albinfo.ch.
Protesta përkoi me fillimin e pushimeve verore dhe u tolerua, sepse nuk pengoi fluturimet, sipas zëdhënësit të aeroportit, Philipp Bircher, i cili u citua nga agjencia zvicerane e lajmeve Keystone-SDA.
Aeroporti ishte informuar paraprakisht për mbarëvajtjen e protestës. Sipas Stefan Oberlin-it nga Policia Kantonale e Cyrihut, rreth 70 persona morën pjesë në këtë aksion. Protesta nisi në orën 14:00, zgjati disa minuta dhe përfundoi në mënyrë paqësore.
Aktivistët duan që njerëzit ta shmangin udhëtimin ajror nga viti 2020, sipas faqes së internetit flugstreik.earth. Ata besojnë se për ta parandaluar kolapsin ekologjik, shoqëria duhet t’i rishqyrtojë mënyrat e lëvizjes, sidomos udhëtimin ajror, që po konsiderohet mjeti më i dëmshëm i transportit.
Me mbi 100 mijë udhëtarë në lëvizje, në fillim të pushimeve verore, Aeroporti i Cyrihut ishte i mbushur me njerëz gjatës kësaj të shtune.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave















