Lajme
Në Aeroportin e Gjenevës, prej nesër, maskat bëhen të detyrueshme
Ndërkohë, në Aeroportin më të madh të vendit, atë të Cyrihut ende nuk është paraparë ndonjë detyrim i përgjithshëm për vënie të maskës
Që nga dita e nesërme, e martë, në të gjitha hapësirat e Aeroportit të Gjenevës, mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë e detyrueshme. Këtë njoftim e ka bërë publik sot përmes twitterit drejtoria e aeroportit, shkruan srf.ch.
Maskat, sipas vendimit të përmendur, duhet të barten në të gjithë sektorët e aeroportit, transmeton albinfo.ch. Këtu përfshihen si ambientet e nisjes, ashtu dhe ato të aterrimit , restorantet dhe lokalet tjera afariste në aeroport.
Aeroporti i Gjenevës është i dyti për nga madhësia në Zvicër, pas aeroportit të Cyrihut dhe para atij të Bazelit.
Ndërkohë, në Aeroportin më të madh të vendit, atë të Cyrihut ende nuk është paraparë ndonjë detyrim i përgjithshëm për vënie të maskës. Këtë përgjigje e ka dhënë për agjencinë e lajmev Keyston-SDA zyra për informim e këtij aeroporti, përcjell albinfo.ch. Po sipas kësaj zyre, edhe pa këtë vendim, që tash, shumica e pasagjerëve bartin maska.
Stafi i aeroportit gjithashtu u ka kërkuar udhëtarëve të mbajnë maska nëse nuk mund të sigurohet mbajtja e distancës, për shembull në check-in. Në disa raste, edhe kompanitë ajrore kanë marrë vendime për mbajtje të maskës. Mes tyre është edhe kompania zvicerane Swiss.
ndërkaq, EuroAirport Basel-Mulhouse-Freiburg ka vendosur më herët detyrimin për vënie të maskave mbrojtëse. Bëhet fjalë për një udhëzim nga autoritetet, përcjell albinfo.ch. Aeroporti i Bazelit, siç dihet ndodhet në tokën franceze dhe operohet bashkërisht nga Zvicra dhe Franca.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbështetës të Albin Kurtit nga Zvicra mbërrijnë në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ardhja e tyre u shoqërua me brohoritje dhe pankarta... -
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025














