Shkurt.ch
Në Bazel kushton kafja më së shtrenjti
Kafja më e shtrenjtë në Zvicër është në restorantet e Kantonit Basel-Stadt, ku ajo kushton mesatarisht 4.44 franga. Ndërsa më së paku për një kafe, sa i përket Zvicrës gjermane paguhet në Kantonin e Bernës (3.96 franga)
Çmimi që paguhet për një kafe (Cafe Crème) në Zvicrën gjermanofone gjatë këtij viti është shtrenjtuar për 3 rapë, duke arritur në 4 franga e 23 rapë. Këtë e tregon Federata e kafiterive të Zvicrës Cafetier Suisse në një raport mbi një sondazh që e publikuar sot.
Kafja më e shtrenjtë në Zvicër është në restorantet e Kantonit Basel-Stadt, ku ajo kushton mesatarisht 4.44 franga. Ndërsa më së paku për një kafe, sa i përket Zvicrës gjermane paguhet në Kantonin e Bernës (3.96 franga) dhe në Zvicrën lindore, 4.09 franga. Sa i përket Kantonit të Bernës, këtu nuk është përfshirë pjesa frankofone e këtij kantoni.
Po ashtu në këtë sondazh nuk është përfshirë Zvicra Frankofone dhe ajo italiane.
Për realizimin e sondazhit, Cafetier Suisse ka konsultuar çmimet e shitjes së kafes në 350 kafiteri, pastaj cafe -bistro dhe furra buke në të cilat shitet edhe kafe, në të gjitha kantonet gjermane të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













