Lajme
Në brigjet e Dubait po ndërtohet resori “Zemra e Evropës”
Është bërë e ditur nga zyrtarët e ndërtimit se në brigjet e Dubait po ndërtohet megaresorti prej pesë miliardë dollarësh. Bëhet fjalë për rikrijimin e kontinentit të Evropës. Projekti quhet “Zemra e Evropës” (Heart of Europe) dhe përbëhet nga gjashtë ishuj artificialë në formën e atlasit, që formojnë Zemrën e Evropës, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se pikë referimi për projektin gjigant janë Suedia, Gjermania, Zvicra dhe Venecia.
Qëllimi është që pushuesit kur të vizitojnë Zemrën e Evropës të ndjehen si kur ndodhen në Europë dhe jo në Dubai.
Po ashtu, veçohet se hotelet do të kenë emrat e vendeve evropiane, si Greqi, Spanjë, Mynih dhe Londër. Gjithashtu do të ketë një hotel që do të jetë posaçërisht për dasma dhe do të quhet ”Shën Perandoresha Elizabeth”.
Sigurisht, nuk do të mungojë ishulli i Muajit të Mjaltit në formë zemre, ku të sapomartuarit do të kalojnë pushimet e para.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih













