Lajme
Në Cyrih përurohet libri “Albanien-aus der Isolation in eine europäische Zukunft”, i autores austriake, Franziska Tschinderle
Libri përurohet me datën 24 qershor 2022 në orën 20:00 në Fabrika m Wörter – See
Libri “Albanien- aus der Isolation in eine europäische Zukunft”, (Shqipëria, nga izolimi në një të ardhme evropiane) përmban 16 kapituj me tema të ndryshme. Libri ka rreth 240 faqe, ndërsa është botuar nga shtëpia botuese „Czernin Verlag“, njofton albinfo.ch.
Në këtë libër shkrimtarja Tschinderle tregon rrugëtimin e gjatë të Shqipërisë nga izolimi në demokraci të re.
Shkrimtarja dhe gazetarja austriake për gjatë tre vjetëve të fundit, pra që nga viti 2019 ka hulumtuar në çdo cep të Shqipërisë për të grumbulluar materiale të dorës së parë. Në librin e saj ajo ka treguar për terrorin e diktatorit socialist Enver Hoxha dhe përmes reportazheve shpalos histori të jetës së njerëzve të fushave të ndryshme.
Në të njëjtën kohë, Tschinderle një pjesë të librit ia kushton Shqipërisë së sotme, kushteve të punës në Call Center dhe minierave, ndotjes së ambientit, protestave të studentëve, betejës politike mes opozitës së rrënuar dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përcjell albinfo.ch.
Eventi do të moderohet nga Enver Robelli, ekspert i Evropës Juglindore për gazetën zvicerane Tages-Anzeiger. Robelli udhëton rregullisht në rajon dhe ai do të diskutojë me Tschinderle për zhvillimet aktuale në Shqipëri.
Libri përurohet më 24 qershor 2022, në orën 20:00, në Fabrika m Wörter – See
Adresa: Genossenschaft Ziegel oh Lac Seestrasse 407, 8038 Cyrih
Përurimi organizohet nga libraria “Mille et deux feuilles”.
Franziska Tschinderle është e lindur në Villach, Austri, më 1994, studioi gazetari dhe histori bashkëkohore në Vjenë. Ajo punon si gazetare dhe ka në fokus Evropën Juglindore. Shkrimet e saj nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe vendet e tjera të këtij rajoni botohen në media prestigjioze austriake, gjermane dhe zvicerane. Tshinderle, prej vitesh jeton dhe punon në Tiranë si korrespondente e jashtme e revistës austriake “Profil”.
Libri “Shqipëria – nga izolimi në një të ardhme evropiane” vjen si vazhdimësi e librit „Nëpër Shqipëri” (Unterwegs in Albanien), po ashtu në gjuhën gjermane, të cilën autorja Tschdinderle e kishte botuar në shtator të vitit 2020.
Informatat më të hollësishme mund t’i gjeni në këtë adresë:
https://rotefabrik.ch/de/akteure/konzeptbuero/#/events/18885
Biletat për të marrë pjesë në këtë event, mund t’i porositni në: [email protected].
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












