CH-Ballkani
Në Cyrih u mbajt tubim në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit mbi shqiptarët
Qendra “Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur” ka mbajtur në GZ Oerlikon, Cyrih, të mërkurën, më 15 janar, tubim në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve.
Tubimi është mbajtur “duke u nisur nga fakti se më 16 maj 2019 Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën, nëpërmjet së cilës vendosi që 15 janari të jetë DITA E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË”, thuhej veç tjerash në njoftimin e organizatorëve.
Në këtë tubim kanë qenë të pranishëm dhe morën fjalën edhe Konsulli i Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu dhe shumë veprimtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër.
https://www.facebook.com/kosovogenocide/videos/461521774525768/
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














