Lajme
Në Evropë kërkohen çmime uniforme për bagazhet e dorës në avion
Parlamenti Evropian kërkon të arrijë rregulla uniforme të çmimit dhe madhësisë për bagazhet e dorës në avion, për të lehtësuar udhëtimin, sipas një rezolute të miratuar nga shumica e ligjvënësve në Strasburg.
Linjat ajrore deri më tani kanë qenë të lira të vendosin rregullat e tyre për tarifat dhe madhësinë e bagazhit.
“Masa do të kishte një sërë përfitimesh për pasagjerët, duke përfshirë më shumë transparencë kur bëhet fjalë për kostot”, sipas rezolutës, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Udhëtarët nuk do të duhet të shqetësohen për madhësinë dhe peshën e lejuar të bagazhet të dorës për lidhjen e fluturimeve dhe udhëtimeve me linja ajrore të ndryshme, për shembull, nëse do të zbatoheshin rregulla uniforme.
Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme.
Megjithatë, ajo ka peshë politike, pasi Komisioni Evropian tashmë i kërkohet të paraqesë masa konkrete politike për zbatim.
Propozimi i ligjvënësve është gjithashtu një reagim ndaj një vendimi të vitit 2014 të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili përcakton se nuk mund të vendosen tarifa shtesë për bagazhet e dorës, me kusht që të mos tejkalohen dimensionet normale. //
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













