Lajme
Në Gjenevë, para OKB-së po protestohet për Kumanovën
Rreth orës 14 në sheshin para selisë së OKB-së në Gjenevë janë grumbulluar qindra shqiptarë nga e gjithë Zvicra për të protestuar kundër dhunës që u ushtrua ditë më pare në Kumanovë.
Reporteri i albinfo.ch ndodhet në vendin e ngjarjes dhe do të na mbajë të informuar mbi rrjedhën e protestës.
Terrori shtetëror i IRJM-së nuk ka të ndalur mbi vendbanimet shqiptare. Ngjarjet e Kumanovës edhe njëherë dëshmuan se forcat policore dhe ushtarake të udhëhequra nga zyrat e shtetit janë në gjendje brenda dy ditësh të rrënojnë çdo gjë shqiptare. Faktet mbi Masakrën e Kumanovës, dëshmuan dhe dëshmojnë se në IRJM zbatohen projekte antishqiptare të cilat janë të dënueshme sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare”, thuhet në ftesën e organizatorëve të protestës së nesërme”, thuhet në ftesën për pjesëmarrje në protestën ethirrur nga Shoqata “Liria Kombëtare” në Zvicër së bashku me shoqatat tjera, në bashkëpunim me intelektualë, veprimtarë të çështjes kombëtare, sportistë dhe artiste etj.
Protesta po mbahet me moton “STOP DHUNËS DHE TERRORIT SHTETËROR NË KUMANOVË”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse














