Bota
Në Gjenevë po bahet Forumi Ekonomik Botëror
Në këtë sesion të punës që marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Zoran Zaev, në shoqërim të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Gjenevë me temë “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor”.
Në këtë sesion të punës marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë në rajon, përfaqësues të Komisionit Evropian, të organizatave nga Evropa, si dhe pjesëmarrës nga organizatori, Forumi Ekonomik Botëror.
Siç njoftuan nga Pres-shërbimi qeveritar, qëllimi i takimit është në funksion të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik mes shteteve të rajonit, proces ky i cili vazhdon dhe intensifikohet.
Përvojat e ekspertëve dhe mbështetja e Forumit Ekonomik Botëror janë veçanërisht të rëndësishme në kushte kur ka nevojë për inovacione, investime në potencialin njerëzor në vendet e Ballkanit Perëndimor, nxitje të konkurrencës së kompanive vendase, në funksion të zhvillimit rajonal, qëndron në komunikatë.
Në fokus të diskutimeve në sesionin e punës, sipas paralajmërimeve, janë klima ekonomike, por edhe politike në Evropë, gjegjësisht sfidat dhe mundësitë në plan politik dhe ekonomik, me qëllim të zhvillimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në frymën e agjendës pozitive për ardhmërinë e rajonit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf