Lajme
Mannheim: Fëmija i parë i lindur më 2023, me origjinë shqiptare
Në Mannheim të Gjermanisë fëmija i parë i lindur në vitin 2023 është me origjinë shqiptare, transmeton albinfo.ch. Fjala është për vogëlushen me emrin Asia e cila është bebja e parë e lindur në natën e ndërrimit të viteve në qytetin Mannheim.
Ndërsa në Itali, në sallën e lindjes në San Giuseppe di Empoli në orën 2.10 të datës 1 janar, lindi Sole me prindër nga Shqipëria dhe banorë të Larcianos, në Gjermani, konkretisht në Mannheim lindi Asia nga prindërit Ishe dhe Fatos Balliu.
Sipas mediave gjermane, bebja erdhi në jetë dy javë më herët nga sa ishte parashikuar për të ardhur, teksa peshon 3470 gramë dhe është 51 centimetër, shkruan mannheim24.de.
Sole dhe Asia tregojnë se ndonëse në Shqipëri numri i lindjeve ka rënë, në vendet e mëdha të Bashkimit Evropian fëmijët e parë që kanë lindur për vitin 2023 janë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë













